
Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e radhës ku në fokus ishin çështje që lidhen me përmirësimin e shërbimeve sociale, planifikimin buxhetor, si dhe projekte të rëndësishme infrastrukturore. Ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishin miratimi i kërkesave për financim nga fondi social për bashkëpunim me organizata jo-fitimprurëse për vitin 2026, ndryshime në buxhetin dhe strukturën organizative për vitin 2025, si dhe raporti i zbatimit të buxhetit për 4-mujorin e parë të këtij viti.
Ndou u ndal specifikisht tek mbështetja për qendrat që përkujdesen për shtresat në nevojë, ku theksoi se nga inspektimet që kanë bërë në terren, kanë parë nga afër punën e mirë që bëhet dhe nevojat reale që ato kanë.
Gjithashtu, u miratua projekti i parë i programit buxhetor afatmesëm 2026–2028, si dhe transferimi i kapitalit të objektit të investimit “Asfaltimi i rrugës së Varrezave Kalldrun” nga Këshilli i Qarkut në Bashkinë Malësi e Madhe.






