Këshilli i Qarkut Shkodër ka akorduar Çertifikata Mirënjohjeje për disa gazetarë sportivë, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer në shërbim të sportit dhe sidomos ekipit Vllaznia. Ata që u nderuan me këtë çmim pas vdekjes janë Ymer Striniqi, Ramadan Bigza dhe Mejdan Zhivani. Gjithashtu, me “Çertifikata Mirënjohjeje” u nderuan edhe dy gazetarët Namik Mehmeti dhe Gaspër Marku.
Ky vlerësim shihet si një hap domethënës në nderim të figurave të Ymer Striniqit, Ramadan Bigzës, Mejdan Zhivanit, Namik Mehmetit dhe Gaspër Markut, që kanë kontribuar përmes pasionit dhe profesionalizmit në promovimin e sportit shkodran dhe ekipit legjendar të Vllaznisë.

Artikulli paraprakNIS RIKONSTRUKSIONI I DYSHEMEVE TË BANESAVE TË KOMUNITETIT ROM
Artikulli tjetërZBULIME TË REJA PËR LISUSIN ANTIK