Me ftese te zyres se puneve te jashtme te qeverise krahinore popullore ne Henan te Kines, nje delegacion i keshillit te Qarkut te Shkodres ka qene ne Kine, ku ka perfaqesuar Shqiperine ne Panairin e 2-te nderkombetar ekonomik dhe te tregtise ne kete zone.

Delegacioni eshte kryesuar nga Kryetarja e Keshillit te Qarkut te Shkodres, Greta Bardeli. Gjate ketij takimi, fokusi kryesor ka qene integrimi aktiv i zhvillimit te strategjise ne iniciativen e brezit e rrugeve dhe nxitja e bashkepunimit te kapaciteteve te prodhimit. Ky takim pason ate te Shkodres, ku nje delegacion i kesaj province ne kine kane qene ne Shkoder ku kane garantuar mbeshtetjen dhe mundesine e hapur per investime ne Qarkun e Shkodres. Gjate ketyre takimeve, Kryetarja e Qarkut te Shkodres, Greta Bardeli, ka diskutuar ne lidhje me mundesite e bashkepunimit mes provinces se Henan ne Kine dhe Qarkut te Shkodres, duke krijuar avantazhe ndaj njeri – tjetrit. Shkodra por jo vetem, i gjithe territori i Qarkut sipas Bardelit, ka potenciale te medha sa i takon zhvillimit te turizmit, bujqesise blegtorise dhe fushave te tjera te zhvillimit ekonomik, keto resurse te natyres te cilet krijojne horizonte dhe mundesi reale per investime te cilat do te ndikonin pozitivisht ne zhvillimin e qarkut te Shkodres dhe uljen e papunesise nje nga fenomenet me te prekshme te rajonit te Shkodres. me zonjën Bardeli diskutoj rreth mundësive të reja të bashkëpunimit në mes provincës së Henan dhe Qarkut Shkodër duke krijuar avantazhe ndaj njëri-tjetrit, duke eksploruar mundësitë për bashkëpunim social-ekonomik nëpërmjet projekteve që promovojnë njohjen e territoreve përkatëse dhe zhvillimin e tyre.

Artikulli paraprakVIDEO NË INTERNET, SHOFERI GODET QYTETARIN ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërNË FUND TË MUAJIT STADIUMI “LORO BORIÇI” PËRFUNDOJNË 100% PUNIMET