Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar. Me anë të një postimi në “Facebook”, lideri i PD, i ka uruar suksese këshillit të sapozgjedhur.

Ai shkruan se të gjithë bashkë, duhet të kapërcejnë vështirësitë dhe të përballen me padrejtësitë. Basha nënvizon ndër të tjera, se këshilli i ri, me përbërje zonja dhe zonjusha, të rinj e të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar “Platformën Qytetare për Demokracinë”, idenë se së cilës ai e shpalosi të shtunën gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD.

Postimi i plotë i Bashës:

Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!
Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.
Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.

Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një
Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

Artikulli paraprakCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: ASNJË HUMBJE JETE, 21 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërDITË DIMRI NË MES TË KORRIKUT NË SHKODËR