Pavaresisht voneses se pajustifikuar te mbledhjes se keshillit te Bashkise se Shkodres, qe serish ka nisur me me shume se 30 minuta vonese, kesaj here nisja e keshillit te Bashkise se Shkodres ka qene e vecante.

Qe ne fillim te mbledhjes dy buqeta me lule, kane mberritur ne ambjentet e salles se keshillit te Bashkise se Shkodres, per ti uruar ditelindjen dy personazheve, dy grave, njera qe gëzon postin e kryetares se Bashkise se Shkodres, dhe tjera keshilltare e partise Demokratike. Kryetari I Keshillit te Bashkise Shkoder,Xhemal Bushati e ka nisur me nje urim te vecante kete mbledhje duke uruar, kryetaren e Bashkise se Shkodres, zonjen Voltana Ademi per ditelindjen dhe keshilltaren e Partise Demokratike, zonjen Vildana Gusha.

NDRYSHIME NË KËSHILL, DORËHIQET GJURAJ ZËVËNDËSOHET NGA ZONJA AMULI

Por ashtu sic ishte parashikuar edhe ne rendin e dites, pas kesaj surprize të këndëshme per ditelindjen per zonjen Ademi dhe Gushta, këshilli I Bashkise se Shkodrës ka pësuar edhe nje ndryshim, pas depozitimit per doreheqje te këshilltarit te Partise Demokratike, Arben Gjuraj.

Menjehere eshte kryer edhe zevendesimi I keshilltareve, ku tashme ne keshillin Bashkiak te Shkodres, shtohet edhe nje zonje, ajo vjen nga radhet e Partise Demokratike, dhe eshte zonja Anita Amuli, e perfshire ne listen shumeemerore te keshilltareve te Partise Demokratike ne zgjedhjeve lokale te 21 Qershorit.