Këshilli i bashkisë Shkodër nuk miratoi disa investime në infrastrukturë të menduara nga bashkia Shkodër duke i cilësuar si politike përzgjedhjen e tyre. Bashkia ka menduar që të anullojë fondin për fushën e mbetjeve pranë varrezave të dëshmorëve dhe të rialokojë disa fonde që nuk janë përdorur në investimet e parashikuara më përpara. Kjo ide e bashkisë u kundërshtua nga anëtarët e këshillit të cilët nuk e miratuan. Votën kundër e dhanë vetëm PS sepse aleati i tyre PSD ishte pro këtyre investimeve të bashkisë.

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia tha se rrugët dhe sheshet e përzgjedhura për të investuar kanë shumë nevojë për ndërhyrje dhe se nuk është politike.

Me 25 vota kundër dhe 6 vota pro të PSD projektvendimi për investime nuk u miratua duke u lënë të rishqyrtohet për mbledhjet e ardhshme. Ndërkohë kur kishte edhe dy pika të tjera të rendit të ditës disa këshilltarë u larguan duke mos patur kourum dhe mbledhja u ndërpre. Kjo solli reagimin e përhershëm të këshilltares Tereza Brigja e cila dyshon se disa anëtarë të këshillit mund të jenë të sëmurë.

 

Artikulli paraprakILIR META BASHKËPUNËTOR NË SIGURIMIN E SHTETIT, PËRGJIGJET ISH-PRESIDENTI: AUTORITETI PO MANIPULON DOSJET
Artikulli tjetërDREJTORI I BUJQËSISË: AKUZAT TË PABAZA, NAFTA TEK FERMERËT