Këshilli bashkiak i Shkodrës nuk ka miratuar marrëveshjen për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” me federatën shqiptare të futbollit. Këshilltari i FRD Fatlum Nurja e quajti diskriminuese.

Çuditërisht grupi i djathtë doli kundër projekt-vendimit duke kërkuar shtyerjen e marrëveshjes për mbledhjen e ardhshme ndërsa e majta kërkonte që të miratohej. Kryebashkiakja Ademi tha se kontrata për stadiumin ka pësuar një përmirësim të ndjeshëm. Kontrata për stadiumin është shtyrë duke mos u miratuar ndërkohë që është ngritur një grup këshilltarësh që përbëhet nga Luan heta, Vioresin Sinani, Filip Guraziu, Senida Mesi, Terezina Hila dhe Bujar Hoti të cilët do ta rishqyrtojnë këtë kontratë për të sjellë modelin përfundimtar gjatë kësaj jave.