
Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou përmes një ceremonie të organizuar në zyrën e këtij institucioni, vlerësoi me “Certifikatë Mirënjohje”, Dhurata Tylin, kryetare e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Shkodër.
Të pranishmit vlerësuan kontributin e Tylit, duke theksuar se puna e saj përbën një model shërbimi dhe përkushtimi.
Ky vlerësim u bë edhe më i vecantë pasi përkoi me ditën e lindjes së Tylit. Vlerësimi iu akordua me propozim të Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në nderimin e figurës së dëshmorëve, si dhe për angazhimin e palodhur në mbështetje të familjeve të tyre dhe të komunitetit të Qarkut Shkodër.






