“Bëhu një ëngjëll” është titulluar nisma e dhurimit të Këshillit Rinor Vendor dhe Këshillit Studentor në kuadër të festave të fundvitit. Loreta Cermeli dhe Elsid Sekja tregojnë se nisma ka për qëllim të sjellë gëzim në jetën e fëmijëve në nevojë përmes dhuratave të studentëve të universitetit “Luigj Gurakuqi”. Kjo nismë do të shtrihet përgjatë dy ditëve thonë ata, ndërsa I bëjnë ftesë të rinjve të bëhen pjesë e dhurimit.

Teuta Deda, punonjëse e sigurisë në “Illyrian Guard” e cila u bë pjesë e kësaj nisme ka një falenderim për të rinjtë organizatorë që mundohen të jenë pranë familjeve në nevojë në këto festa.

Nisma e dhurimit “Bëhu një ëngjëll” është e para për këtë Këshill Rinor, e cila do të pasohet nga aktivitete të tjera.

Artikulli paraprakBILALI VIZITON TË MOSHUARIT E QENDRËS SOCIALE “ BESA”
Artikulli tjetërFESTAT, TREGU BOSH NË LEZHË