Do të nisë nesër vaksinimi për punonjësit e sistemit të hotelerisë që do të angazhohen në sezonin turistik. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa vjen pas kërkesave nga vetë operatorët turistikë, për të pasur një sezon veror të lehtësuar.

Deri tani vendi jonë ka arritur në kuotën e mbi 300 mijë vaksinimeve në total që nga nisja e këtij fushatës “Shqipëria Buzëqesh” më 11 janar, ndërsa vetëm ditën e sotme janë vaksinuar 10,328 qytetarë.

Këtë fundjavë po ashtu pritet të mbërrijnë në Shqipëri 90.800 vaksina AstraZeneca. Me ardhjen e dozave të reja të vaksinës, Shqipëria do të vijojë procesin e vaksinimi masiv të nisur prej javësh. Objektivi i qeverisë është 500 mijë të vaksinuarve brenda majit. Por kryeministri Edi Rama tha se me vijimin e vaksinimit masiv, vendi do të tejkalojë këtë objektiv.

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon për të moshuarit, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias, e ndërsa së fundmi edhe për moshat +60-vjeç me të sëmurët kronik.

Artikulli paraprakZEF HILA ME TË RINJTË E FSHATIT SPATHAR: PAS 25 PRILLIT, PD DO T’I KTHEJ RINISË OPTIMIZMIN PËR TË QËNDRUAR!
Artikulli tjetërRAMA URON MIRMËNGJES ME FJALIMIN E KANDIDATES SË PS NË SHKODËR: NËSE DONI NDRYSHIMIN, JA KU E KENI