Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda muajit maj do të nisë puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Kreu i qeverisë tha se brenda këtij muaji çelet kantieri i kësaj rruge mjaft të rëndësishme, ku do të fillojë puna dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin total të saj.

Ai e bëri këte deklaratë nga Lezha, ku ndodhet në turin e llogaridhënies publike të qeverisjes, ndërsa renditi dhe disa nga investimet e qeverisë për Qarkun e Lezhës, duke u ndalur kryesisht te agroturizmi.

Kryeministri Edi Rama foli dhe për projekte të tjera infrastrukturore, si aksi Thumanë-Kashar, dhe në qarkun e Lezhës, aksi Milot-Balldren-Shëngjin-Velipojë.

 

Kryeministri Edi Rama iu ka premtuar të gjithë lezhjanëve se do t’iu plotësojë një boshllëk të madh dhe të papranueshëm, që është pikërisht ripërtëritja e plotë e memorialit të Skënderbeut.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRIKTHIMI I KRIMINALITETIT SHQETËSON POLICINË
Artikulli tjetërBLLOKOHET NGA AKU SUBJEKTI NË SHKODËR