Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas njoftimit, moti parashikohet me alterime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri në të dendura nga orët e mesditës e pasdite në relievet malore në verilindje e juglindje.
Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në pjesën e parë të ditës, prej orëve të mesditës në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Artikulli paraprakPOLONIA RIHAP KUFIRIN ME BJELLORUSINË, TEKSA KINA SYNON TË MBROJË RRUGËT TREGTARE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ME RRITJEN MË TË LARTË NË EUROPË PËR NET-QËNDRIMET TURISTIKE