Në datë 17 Dhjetor në Greqi do të hapet ankandi për shitjen e 17 makinave duke filluar nga 600 euro deri në 5000 euro. Autoriteti i Pavarur i Ardhurave Publike njoftoi se ankandi do të mbahet më datë 17 dhjetor në orën 10:00 në Aigios. Makina me çmimin më të lartë fillestar prej 5,000 euro është një “Mitsubishi” e prodhimit të 2006-tës.

Modelet përkatëse në treg, të përdorura kushtojnë nga 4900 euro. Një “Audi A3” e 2004-ës ka një çmim fillestar prej 700 eurosh. Modelet përkatëse në treg mund ti gjeni nga 5000 euro.

Një “Mercedes-Benz” fillon me një çmim fillestar prej 1800 euro. Modelet përkatëse në treg mund t’i gjeni me çmime nga 6000 euro.

Nëse kërkoni një makinë ekonomike mund të tentoi një “Peugeot 308” duke filluar nga 2500 euro. Modelet përkatëse në treg shiten mbi 5000 euro. Çmimet e shitjes së makinave përfshijnë TVSH-në 24%. Shuma e garancisë për pjesëmarrje në ankandet e makinave në qarkullim është 300 euro.

Makinat janë të përdorura, me defekte dhe kanë nevojë për riparime. Të interesuarit para se të marrin pjesë në ankand duhet t’i shqyrtojnë ato, së bashku me teknikët e zgjedhur, për të përcaktuar masën e dëmit për të formuluar ofertat e tyre në përputhje me rrethanat.

Artikulli paraprakPROBLEMET ME FRYMËMARRJEN GJATË DIMRIT, ÇFARË DUHET TË BËNI KUJDES
Artikulli tjetërINDONEZIA GODITET NGA TËRMETI ME MAGNITUDË 7.6! ALARM PËR TSUNAMI, QYTETARËT NË PANIK