Kevin Dodaj nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Ai është prezantuar si lojtari më i ri i CSKA Sofias, teksa në prezantimin e bërë klubi bullgar e konsideron 19-vjeçarin si një ndër talentet më të mëdha shqiptarë. Ndeshja e luajtur në Letoni ishte e fundit për këtë futbollist me fanellën e Vllaznisë dhe shokët e ekipit dhe i gjithë stafi i bënë nderimet e duhura pas largimit. Vetë Dodaj, në një intervistë për “Star Plus”, foli për vitin e parë me ekipin e Vllaznisë, teksa ky sezon i mjaftoi atij për të treguar të gjithë potencialin e tij.
Dodaj foli edhe për aventurën e re me CSKA Sofia, por edhe për synimet që ka për të ardhmen e tij tek ky klub.

Në ndeshjen e fundit ndaj Daugavpils, Kevin Dodaj ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm të atij suksesi, teksa shënoi golin e tretë dhe assistin e golit të katërt, që solli më pas edhe kualifikimin e Vllaznisë.

Artikulli paraprakFESTIVALI I MUZIKËS MODERNE NIS EDICIONIN E 8-TË NË SHKODËR
Artikulli tjetërMINISTRIA E MBROJTJES PËRDITËSON SITUATËN E ZJARREVE