Vllaznia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt “Final Four” në Abissnet Superiore, duke u shkëputur në krye të renditjes. Kuqeblutë triumfuan në “Loro Boriçi” përballë Teutës, në një ndeshje ku vendimtar ishte sërish Kevin Dodaj. Sulmuesi realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 45-të, duke u gjendur në vendin dhe momentin e duhur brenda zonës së durrsakëve. Edhe në pjesën e dytë nuk munguan rastet, ndërsa Teuta kërkoi me ngulm golin e barazimit. Në minutën e 66-të, miqtë mbetën me 10-futbollistë pas daljes me karton të kuq të Jazxhi, duke i dhënë avantazh numerik Vllaznisë, e cila megjithatë nuk arriti të dyfishojë rezultatin. Pas triumfit ndaj Teutës, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, nuk ishte shumë i kënaqur.
Nga ana tjetër, trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, pas disfatës minimale ndaj Vllaznisë, tha se ekipi i tij ishte më mirë se sa kuqeblutë në fushën e lojës.
Ndërkohë, Kevin Dodaj u shpall “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Teutës, teksa në fjalët e tij, ai tha se ky ishte një trepikësh me shumë vlerë.
Me këtë fitore, Vllaznia forcon pozitat në vendin e parë, teksa gara për titull mbetet e hapur.

Artikulli paraprakDITËT E PUSHIMIT POPULLOJNË SHËNGJININ
Artikulli tjetërMINISTRIA E JASHTME URON KRYEMINISTRIN E RI HUNGAREZ: THELLOJMË DIALOGUN DHE PARTNERITETIN