KF Shiroka nuk do të luajë në Kategorinë e Tretë, por në të Dytën. Tashmë është zyrtare gjithçka, me vendimin që është marrë, teksa këtë të dielë skuadra shkodrane do të presë Luzin, në ndeshjen hapëse të sezonit që do të zhvillohet në fushën “Reshit Rusi”, prej orës 14:00. Nga sa mësohet, KF Shiroka është futur në kampionat në vend të ekipit Albanët, i cili pak ditë para startit njoftoi tërheqjen nga gara. Drejtuesit e Shirokës kanë kryer të gjitha procedurat pranë FSHF-së dhe tashmë gjithçka është gati për nisjen e avneturës në Kategorinë e Dytë. Skuadra është ndërtuar me kujdes dhe në përbërje ka lojtarë cilësorë, gjë që i jep mundësi Shirokës të synojë një paraqitje dinjitoze dhe pse jo, të jetë mes ekipeve pretendentë të kampionatit. Pas shumë përgatitjesh, tashmë vjen momenti i së vërtetës. E diela do të shënojë debutimin e KF Shiroka në këtë kategori, përpara tifozëve të saj, me objektivin për të nisur sezonin me këmbë të mbarë.

Artikulli paraprakINVESTIME NË LAGJEN “NËNË TEREZA” TË LEZHËS
Artikulli tjetërE NGARKUARA ME PUNË E SHBA TAKOHET ME PELESHIN