
KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se ka arritur një marrëveshje me AF Elbasani për transferimin e futbollistit Antonio Delaj teksa ne do të mbajmë 30% të kartonit të tij. Faleminderit Antonio për kontributin e dhënë me fanellën dhe suksese në eksperiencën tënde të re!






