Klubi KF Vllaznia ka reaguar zyrtarisht pas një situate të krijuar në televizionin publik RTSH, lidhur me moderatoren e emisionit “Supergol” dhe trajtimin ndaj stafit teknik të ekipit.

DEKLARATA E KF VLLAZNIA:

KF Vllaznia informon se, në vijim të situatës së krijuar në RTSH me moderatoren e emisionit “Supergol” ndaj stafit teknik të Vllaznisë, klubi ka ndjekur rrugën institucionale duke depozituar ankesë pranë Autoriteti i Mediave Audiovizive, si dhe duke njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit dhe RTSH.
Aktualisht jemi në pritje të përgjigjes nga institucionet përkatëse.
Në këtë kontekst, klubi ka vendosur që deri në një vendimarrje të organeve kompetente të mos marrë pjesë në daljet publike në emisionet sportive të RTSHsë nën drejtimin e moderatores për të cilën tashmë ka filluar një procedurë administrative.
Kërkojmë mirëkuptimin e tifozerisë dhe sportdashësve duke mbështetur qëndrimin tonë në përpjekjen ligjore për rivendosjen e dinjitetit të nëpërkëmbur.
KF Vllaznia beson dhe mbetet e përkushtuar ndaj respektit dhe etikës në sport.

Artikulli paraprakFINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “RENT HOME 3”, GODITET NJË TJETËR RAST I PROSTITUCIONIT, ARRESTOHEN 2 SHTETAS
Artikulli tjetërZHVILLIMET NGA RENDI GJATË 24 ORËVE NË SHKODËR