Sot Klubi i Futbollit Vllaznia i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit Bashkiak Shkodër me një kërkesë për emërtimin e katër tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” me emrat e katër figurave të mëdha të futbollit shkodran e shqiptar e konkretisht Ramazan Rragamit, Paulin Ndojës, Medin Zhegës dhe Sabah Bizit.
Një kërkesë kjo si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë prej tyre për klubin tonë dhe futbollin shqiptar në tërësi.
Artikulli paraprakHUMB PREJ 4 DITËSH BABAI I 3 FËMIJËVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërRAMA NË DAVOS/ TAKIM ME PRESIDENTIN UKRAINAS ZELENSKY