
Për futbollistin dhe njëkohësisht kapitenin e Vllaznisë Bekim Balaj, mbrëmja e sotme do të mbetet gjatë në memorien e tij. Ai është nderuar në mbrëmjen Gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me tre çmime prestigjioze: Balaj ka qenë pjesë e “Formacionit më të mirë të vitit 2024”, fitues i “Këpucës së Artë 2024” dhe ajo çka është më kryesorja, fitues i trofeut më të rëndësishëm, “Topi i Artë 2024”. Këto çmime, kapiteni kuqeblu i ka ndarë me shokët e ekipit të Vllaznisë të cilët i kanë dhënë mbështetjen e duhur për të mbërritur deri tek fitimi i tyre.