Ekipi I I Vllaznisë në futboll për femra kanë luajtur këtë të shtunë në Korçë ndaj Birlishti Sport ndeshjen e rradhës për ne kampionat. Rezultati mund të quhet fare thjeshtë një tërmet I vërtetë duke vërtëtuar si në çdo takim që vajzat kuqeblu të Lazer Matia nuk kanë një rivale të denjë për ta.

Në këtë takim janë shënuar plot 11 gola dhe të gjitha mbajnë autorësinë e futbollistes Megi Doçi futbollistja e Vllaznisë dhe e kombëtares shqiptare padyshim që është një nga elementet më të spikatura të këtyre ekipeve.

Ajo dallohet për potencën dhe aftësinë për të shënuar gola në portat kundërshtare dhe jo më kot është edhe golashënuesja më e mirë në historinë e futbollit shqiptar të femrave. Kjo futbolliste po thyen rekord pas rekordi dhe ditën e djeshme, ka vendosur edhe një tjetër.

Me golat e shënuar këtë të shtunë, sulmuesja e ekipit shkodran është ngjitur në kuotën e 42 golave duke qenë në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve më të mira të kampionatit ngaqë në vend të parë edhe futbollistja Cyme Lulaj e ekipit të Kinostudios por deri në fund të kampionatit shumë gjëra mund të ndryshojnë.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA B HUMBET NDAJ BESËS
Artikulli tjetërBERISHA: TË BASHKOHEN KONTRIBUTET NË PD PËR TË FSHIRË KALBESIREN