Mbi 19,000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. Lajmin e njoftoi ushtria ukrainase në llogarinë e saj në Twitter. Në përditësimin e fundit mbi humbjet e pësuar nga Moska deri më tani, ai tregon se rreth 19,100 ushtarë rusë kanë vdekur, 151 avionë luftarakë janë rrëzuar së bashku me 136 helikopterë dhe 112 dronë. Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 705 tanke ruse, 335 copë artilerie, 1,895 transportues të blinduar të personelit, katër sisteme raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi, 108 sisteme raketahedhëse, shtatë anije, 1,363 automjete, 76 cisterna karburanti, 55 njësi të mbrojtjes kundërajrore. dhe 25 njësi të pajisjeve speciale.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMINISTRJA E INFRASTRUKTURËS: NË TË ARDHMEN TË GJITHË ENERGJINË DO E PRODHOJMË VETË DHE DO BËHEMI EKSPORTUESE E FUQISHME
Artikulli tjetër“BE TË MBAJË FJALËN PËR INTEGRIMIN”, XHAÇKA: KOSOVA PËR SHQIPËRINË ËSHTË E SHENJTË, PO I BËHET PADREJTËSI ME VIZAT