Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.3 ballë është regjistruar pranë brigjeve të Kilit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në veriperëndim të kryeqytetit Santiago. Nderkohe, mediat vendase kanë raportuar deri tani për 5 persona të vdekur dhe 15 të tjerë të plagosur, ndërsa shumë ndërtesa kanë pësuar dëmtime. Qendra për Paralajmërimin e Cunameve në Paqësore ka njoftuar se menjëherë pas tërmetit është gjeneruar një cunam,

vala e të cilit arrin deri në 3 metra, ndërsa është dhënë menjëherë urdhër për evakuimin e zonave bregdetare, kurse sirenat paralajmëruese të cunamit janë dëgjuar në portin e Valparaiso. Gjithashtu, paralajmërimi për cunam është dhënë edhe në Peru dhe në Hauai. Tërmeti i parë i fuqishëm është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera deri në 7 ballë. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve te Bashkuara ka vlerësuar se mbi 1 milionë persona kanë ndjerë dridhjet e forta të tërmetit. Kili është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme. Më 27 shkurt të vitit 2010, me qindra persona humbën jetën pas tërmetit të fuqishëm 8.8 ballë, me epiqendër pranë qytetit Concepcion.
SHBA, KRIJON ORE, POR E ARRESOJNE SE MENDUAN SE ISHTE BOMBE
Një 14-vjeçar ne Teksas u arrestua pasi kishte shkuar në shkollë me një orë të cilën e kishte ndërtuar vetë, por që dyshuan se mos ishte bombë. Djaloshi mysliman deklaroi se e kishte sjell në shkollë orën për t’ia treguar profesorit të inxhinierisë. Arrestimi i djaloshit qe quhej Ahmed Mohamed, familja e të cilit është me origjinë nga Sudani, ka shkaktuar reagime të mëdha, duke bërë që edhe Presidenti Obama ta ftojë në Shtëpinë e Bardhë. “Orë e bukur, Ahmed. Dëshiron ta sjellësh në Shtëpinë e Bardhë? Ne duhet të frymëzojmë më shumë fëmijët si ti që të duan shkencën. Kjo është ajo çfarë e bën Amerikën të madhe.” – shkroi Obama në rrjetin social Twitter. Një ftesë për ta takuar e ka bërë edhe Marck Zuckerberg, i cili ka thënë se fëmijët si Ahmed duhet të përgëzohen, në vend se të arrestohen. Ai e ka ftuar atë në zyret e Facebook dhe e ka inkurajuar që të vazhdojë të krijojë. Në rrjete sociale ka pasur shumë reagime, duke përfshirë edhe disa shkenctarë të NASA-s. Menjëherë është krijuar edhe një hashtag “#IstandwithAhmed”. Këshilli i myslimanëve amerikanë ka thënë se do të bëjnë një hetim të këtij incidenti, ndërsa policia ka thënë se janë shumë të kujdesshëm për çdo informacion që ka të bëjë me ndonjë bombë.