Ambasadorja amerikane Yuri Kim është parë sërish sot në Kryesinë e Kuvendit, pas takimit që zhvilloi dje me kryetaren Lindita Nikolla.

Kim është takuar në Kryesi me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka quajtur si ‘kryetari në detyrë i PD’, duke mos njohur Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD.

“Diskutim shumë i mirë sot me Enkelejd Alibeajn sot, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike. Folëm për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë dhe shpresojmë që të forcohet”, shkruan Kim pas takimi.

Artikulli paraprakTONIGHT – 05.04.2022
Artikulli tjetërPALOKA SULMON AMBASADOREN KIM PËR TAKIMIN ME ALIBEAJN: KY ËSHTË MË TEPËR SE TURP!