Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar sot shtatë bashki veriore: Klos, Mat, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz. Bëhet me dije se gjatë këtij turi, ambasadorja është takuar me qytetarë ku ka folur për shqetësimet e tyre. Kim është takuar gjithashtu dhe me peshkopin Gjergj Meta dhe ka nderuar Musine Kokalarin dhe Marie Tucin, dhe të tjerë që i rezistuan komunizmit në emër të lirisë dhe dinjitetit.

Postimi i plotë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim vizitoi këtë javë shtatë bashki veriore – Klos, Mat, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz – si pjesë e udhëtimeve të saj për t’u takuar me shqiptarë nga çdo cep i vendit. Ambasadorja pati mundësinë të taohej me njerëz nga shumë sfera të jetës, nga drejtues të komunitetit si peshkopi Gjergj Meta te mësues, studentë dhe të rinj që po mësojnë anglisht përmes iniciativave të mbështetura nga Ambasada dhe duke punuar për të përmirësuar komunitetet e tyre. Të rinjtë dhe pronarët e bizneseve ndanë traditat e pasura kulturore të rajonit. Ata diskutuan gjithashtu shqetësimet e tyre si dhe shpresat për të ardhmen. Ambasadorja Kim i bëri një nderim të veçantë Musine Kokalarit dhe Marie Tucit, dhe të tjerëve që i rezistuan komunizmit në emër të lirisë dhe dinjitetit. Ajo vizitoi edhe kishën e Shën Mërisë, ku kujdestari Pashuk Deja i tregoi për të kaluarën e saj të rrëfyer. Në Fushë Arrëz, Ambasadorja u takua me një vullnetar të Korpusit të Paqes që jeton atje për të dëgjuar për punën që po bën me komunitetin vendas.

Artikulli paraprakMUAJI I RAMAZANIT, PJERIN NDREU SHTRON IFTAR
Artikulli tjetërRRUGA NË UNGREJ, NDREU INSPEKTON PUNIMET