Një valë infektimesh zbuluar në fillim në qytetin Nanjing në Kinë tashmë është përhapur në 5 provinca dhe në Beijing. Këtë shpërthim të rasteve të reja, media shtetërore kineze e quan “si vala më e gjerë e infektimeve pas Wuhanit”.

Pothuajse 200 persona janë infektuar që në momentin kur virusi u zbulua në aeroportin e qytetit me 20 korrik. Të gjitha fluturimet nga aeroporti Nanjing do të pezullohen deri më 11 gusht, thotë Global Times duke iu referuar një burimi.

Gjithashtu autoritetet kanë filluar testimet në të gjithë qytetin. 9.3 milionë rezidentë të qytetit, përfshirë edhe vizitorët do të testohen, thotë Xinhua news.

Autoritetet kineze besojnë se vala aktuale e shpërthimit është e lidhur ngushtë me variantin Delta të Covid-19.

Artikulli paraprakALASKA GODITET NGA TËRMET I FORTË 8,2 RIHTER, RREZIK PËR CUNAM
Artikulli tjetërSI TË FRESKONI NJË QYTET QË LUFTON ME VALËT E NXEHTËSISË