Kina prezanton avionin luftarak J-20, i pakapshëm nga radarët

Kina prezanton për herë të parë avionin luftarak Cengdu J-20 i cili është i pakapshëm nga radarët. Prezantimi i ëktij avionin tregon ambiciet e Pekinit për tu bërë konkurues në industrinë Perëndimore të armatimit. Dy avionët luftarakë J-20 parakaluan për 60 sekonda në ceremoninë e hapjes së paradës se aviacionit në qytetin Zhuhait në Kinën Jugore. Presidenti Xi Jinping dëshiron të forcojë Kinën për shkak edhe të tensioneve në detet e Kinës Jugore dhe Lindore. Kina mesa duket do të shndërrohet në një nga tregjet më të mëdha të avioacionit në dhjetëvjecarin e ardhshëm. Po ashtu Pekini ka mundësinë të demostrojë ambiciet e veta në aviacionin civil edhe si një mënyrë mbrojtjeje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVJEDHJA NE BANKEN E SHQIPERISE,ELIVAR GOLEMI KERKON DESHMINE E ERMELINDA MEKSIT
Artikulli tjetërNJE MJEKE GJENDET E VDEKUR NE AMBJENTET E SPITALIT