Përhapja e koronavirusit po rrit koston e ushqimit – dhe pothuajse të çdo lloj produkti tjetër në Kinë – duke shtuar presionin mbi buxhetet e familjeve. Inflacioni i çmimeve të konsumit në Kinë arriti në 5.4% në janar, sipas raportit të Byrosë Kombëtare të Statistikave të vendit këtë të hënë. Çmimet e muajit të kaluar pësuan rritjen më të lartë që nga tetori i 2011, kohë kur Kina po luftonte për të kontrolluar muajt e rritjes së inflacionit.

Sigurimi i ushqimit, i cili përbën gati një të tretën e shpenzimeve nga konsumatorët kinezë, është kthyer në një problematikë. Mishi i derrit – një ushqim kryesor në dietën kineze, tashmë është shtrenjtuar nga sasia e limituar për shkak të një sëmundjeje të derrit. Ai është shtrenjtuar 116% më shumë në krahasim me një vit më pare, ndërkaq perimet janë bërë 17% më të shtrenjta.

Artikujt e tjerë kanë pësuar një rritje modeste të çmimeve në krahasim me të sipërpërmendurat, ku: kujdesi shëndetësor është bërë 2.3% më i shtrenjtë, ndërsa çmimet e veshjeve u rritën 0.6%.

Zyra e statistikave ka pranuar se aktori kryesor në rritjen e rolin e çmimeve është virusi vdekjeprurës i Whanit. Në një deklaratë, ajo konsideroi shkaktare e përhapjes së virusit në të tilla përmasa është festa e Vitit të Ri Lunar, e cila u mbajt në janar këtë vit dhe jo në shkurt, sikurse ishte në vitin 2019.

Sipas ekonomistëve, fajtor për rritjen e çmimeve është mënyra se si koronavirusi ka prishur lidhjet e prodhimit dhe transportit.

Dhjetra qytete kineze kanë qenë në bllokim për të parandaluar përhapjen e virusit, i cili ka vrarë më shumë se një mijë njerëz dhe ka infektuar të paktën 42 mijë e 500 të tjerë, pjesa më e madhe në territorin e Kinës. Shumë fabrika dhe biznese u mbyllën, ndërsa qeveria kërkojë zgjatjen e festës.

Bllokimi, duke karantinuar gjithë provincën dhe prerë çdo lloj kontakti me pjesën jashtë, është gjithashtu një factor që ka shkaktuar rënien e ekonomisë, shprehen analistët. Njerëzit po nxitojnë të blejnë gjërat më të rëndësishme për përmbushjen e nevojave të tyre, për shkak të frikës se nuk dihet se sa kohë mund të rrinë të mbyllur në shtëpitë e tyre, raportoi mediat shtetërore Xinhua javën e kaluar.