
Kinema “Republika” në Shkodër hedh një tjetër hap drejt modernizimit të shërbimeve kulturore, duke lançuar platformën online për blerjen dhe rezervimin e biletave. Ky shërbim i ri synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në aktivitetet kinematografike, duke shmangur radhët dhe duke ofruar mundësinë e përzgjedhjes së orareve në mënyrë të shpejtë dhe praktike.
Drejtuesja e Kinema “Republika”, Egena Zymeri, thekson rëndësinë e këtij zhvillimi për qytetin dhe për publikun.
Platforma është realizuar nga i riu shkodran, pjesë e stafit të kinemasë, i cili ka punuar për disa muaj për ndërtimin e saj.
Ky investim në digjitalizim pritet të rrisë edhe më shumë interesin e publikut për aktivitetet kinematografike, duke e pozicionuar Kinema “Republika” si një model të ri në ofrimin e shërbimeve kulturore në vend






