LUTJE PËR LARGIMET MASIVE TË SHQIPTARËVE DREJT VENDEVE TË BOTËS. Kisha Katolike ka kremtuar kete te shtunde festen e Zojes se Keshillit te mire, mesha e shenjte e kremtuar ne Kishen e Zojes prane Kalase Rozafa eshte shoqeruar nga lutjet e devotshmeria e qindra besimtareve katolike.

Zoja e keshillit te mire Pajtorja e qytetit te Shkodres por edhe e te gjithe Shqiptareve perkujtohet çdo vit nga kisha dhe besimtaret katolike ne nder te mrekullive qe besohet se ajo ka bere. Nder te tjera kjo meshe shenjte iu dedikua lutjeve per ikjen masive te shqiptareve drejt vendeve te BE per parandaluar kete plage qe i kanoset popullit shqiptar. Mons. Angelo Massafra ne predikimin e tij ftoi besimtaret qe ne emer te Zojes te jene me te dhimbshem e te meshirmshem ndaj atyre qe jane ne nevoje, te mos ngurojne te shtrijne doren e ndihmes e paqes ndaj cdo personi.