Në meshën e kësaj të diele iu kushtua një lutje e veçantë shëndetit të Papa Françeskut. Famullitari I Shkodrës, dom Vlash Palaj u lut bashkë me besimtarët e krishterë që Zoti t’I kthejë shëndetin e fortë pasi njerëzimi ka nevojë për shembuj si ati I shenjtë Papa Francesku.

Më herët, përmes një mesazhi Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot Gjergj Meta, u është drejtuar të gjithë besimtarëve dhe njerëzve vullnetmirë për tu lutur për shendetin e Papa Françeskut.
Situata nuk është e lehtë dhe mjekët nuk mund të parashikojnë si mund të jetë ecuria e sëmundjes. Edhe në buletinin mjekësor të ditës së djeshme mjekët kanë pohuar se rreziku ende nuk ka kaluar. Ftohja në dy krahët e Papës e ka ndërlikuar gjendjen e tij. Prandaj ju ftoj të lutemi për Papa Françeskun nesër në të gjitha meshët tona me njet të veçantë. Zoti i jetës i qëndroftë pranë Papës dhe Nana e Këshillit të mirë e mbrojtë!- përfundon mesazhi publik I presidentit të konferencës ipshkvnore të shqipërisë dom Gjergj Meta

Artikulli paraprakADZM: GJUETIA E NDALUAR NË ZONAT E MBOJTURA
Artikulli tjetërPASIONI PËR BLEGTORINË, E MOSHUARA 35-VITE ÇOBANE