
Kisha katolike ia ka bere nje thirrje qeverise shqiptare qe te marre masa urgjente lidhur me rritjen e cmimeve duke qene se po shtohen radhet e te varferve dhe te rinjve qe kerkojne te emigrojne si dhe po perkeqesohet ekonomia.
Kete apel drejtuar qeverise dhe parlamentit e beri kryetari i konferences ipeshkvnore shqiptare, Arqipeshkevi i Shkodres Monsinjor Angelo Massafra gjate meshes te kesaj te diele ne Katedralen Shen Shtjefni. Kjo leter vjen me rastin e dites boterore te te varferve.


