Kisha katolike shqiptare përmes një shkresë zyrtare dërguar Presidentit Bajram Begaj kërkon që të vendoset me ligj dënimi i krimeve të komunizmit. Një gjë të tillë e bëri të ditur kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Angelo Massafra, njëkohësh arqipeshkëv i Shkodrës.

Kisha katolike kërkon dënimin e krimeve të komunizmit për shkak se në zona të ndryshme të Shqipërisë ka tentativa për të lartësuar figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe komunizmin në tërësi, apo vijon transmetimi i filmave të sistemit komunist që sipas kishës duhen ndaluar për të mos infektuar brezin e ri.

Ndërkohë pak ditë më parë dënimin e krimeve të komunizmit me ligj e kërkoi edhe shoqata e ish të përndjekurve politik. Kjo është hera e parë që Kisha Katolike shqiptare i drejtohet me një kërkesë zyrtare Presidentit për dënimin me ligj të krimeve të komunizmit dhe simboleve të tyre.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTYM E FLAKË NË KUVEND, BERISHA: E GJITHA BOTA KA SHKRUAR DJE PËR NE, TASHMË U KUPTUA SE RAMA KA BLINDUAR PARLAMENTIN
Artikulli tjetërMBI 100 MIJË VIZITORË, POR ENDE S’KA PARKING