Dhjetë persona janë arrestuar për vjedhje energjie në disa qytete të vendit, ndërsa janë konstatuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Të arrestuarit janë në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër. Gjithashtu janë proceduar penalisht 10 të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër në Tiranë.

Të arrestuarit kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Artikulli paraprakFATURA E PABESUESHME E KLIENTIT TEK “NUSRET-I”: VETËM VERËRAT BËNË 34,000 €
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA NË MOSHËN 79-VJEÇARE ‘MARATONOMAKU’ SHQIPTAR