GREQI– Një 42-vejçar shqiptar dhe një 22-vjeçar bullgar janë arrestuar si autorë të grabitjeve të disa bankave dhe pikave të lojërave të fatit  në Athinë, ndërsa hetimet për përcaktimin e veprimeve të tyre po vijojnë nga Agjencia e Sigurisë.

Sipas policisë greke, 42-vjeçari shqiptar është identifikuar si autori i 11 grabitjeve. Duke u fshehur tiparet e tij me kapele, maskë dhe duke përdorur armë ai grabiti punonjësit dhe klientët.

Ndërsa në të paktën një grabitje banke është evidentuar pjesëmarrja e 22-vjeçarit bullgar dhe po hetohet edhe përfshirja e tij në grabitje të tjera. Me përfundimin e hetimeve priten njoftime zyrtare për rastin nga Policia.

Artikulli paraprakFBI DHE CISA RAPORT PËR SULMET KIBERNETIKE NË SHQIPËRI: HAKERAT IRANIANË KANË PASUR AKSES NË PORTALET QEVERITARE PREJ 14 MUAJSH
Artikulli tjetërQYTETARËT PROTESTA NË RUSI KUNDËR MOBILIZIMIT TË USHTRISË, MË SHUMË SE 1300 TË ARRESTUAR