Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. 30 vjeçari kishte dalë me leje nga burgu i Patras, po nuk u kthye më kurrë. Ai vuante një dënim prej 15,5 vjetësh, i dënuar për trafik droge.

“Liria” e tij ka përfunduar paraditen e të hënës. Ai është pikasur në pikën e kontrollit të pasaportave dhe policët i kanë hedhur prangat, pasi ka rezultuar person në kërkim. Tashmë ai do të kthehet sërish në institucionet e burgimit, ku do të duhet të gjykohet e ndëshkohet edhe për veprën penale të arratisjes nga burgu.

Artikulli paraprakARRESTOHET 62 VJEÇARI, KISHTE 138 KG KANABIS NË BIDONA PLASTIKË
Artikulli tjetërAVIONI I LINJËS BOLONJA-TIRANË, ULJE EMERGJENTE NË PESCARA