Një person ka mbërritur i vdekur në spitalin e Burrelit, sipas informacioneve të policisë ka plagë në kokë.

Pas verifikimeve u zbulua se bëhej fjalë për 53 vjeçarin Ibrahim Migla. Mjekët pas verifikimit se 53 vjeçari ishte i pa jetë, kanë njoftuar policinë për të bërë hetime. Policia ka mbërritur menjëherë në spital për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se I.M., punonte roje në një godinë te “Ish parku i mallrave” dhe duke zbritur shkallët dyshohet se është rrëzuar gjatë kapërcimit të murit rrethues duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga veprimet paraprake ngjarja dyshohet se është aksidentale, bën me dije Policia. Ndërkohë, grupi hetimor i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Mat po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakDIGJET AUTOBUSI I LINJËS SHQIPËRI-GREQI, NUK KA TË LËNDUAR
Artikulli tjetërARRESTOHET BURRI,PERNDIQTE FQINJEN