
Kjara Ibraj, fituesja e çmimit të tretë në “Sanremo Junior 2024”, u prezantua me një koncert recital në qytetin e Lezhës.13-vjeçarja u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës me një repertor të pasur muzikor, duke interpretuar me profesionalizëm dhe ndjeshmëri artistike.
Në këtë mbrëmje të veçantë ajo u shoqërua nga mësuesja e muzikës Albana Pervathi, si dhe nga orkestra e harqeve të liceut artistik “Jordan Misja”, të cilët i dhanë edhe më shumë madhështi performancës.
Kjara Ibraj thote se kishte punuar prej muajsh për këtë koncert recital në qytetin e saj të lindjes dhe se ndihet e lumtur që arriti të përmbushte pritshmëritë e saj.
Mësuesja e muzikës Albana Pervathi vlerësoi talentin e 13-vjeçares, duke theksuar se ajo është një këngëtare me shumë të ardhme dhe këtë e dëshmoi edhe në koncert te pare recital.
Koncerti Recitar i Kjara Ibraj zgjati rreth 60 minuta, duke dhuruar emocione të forta për publikun, i cili kishte mbushur sallën dhe e shoqëroi performancën me duartrokitje të shumta.






