
Nënëkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi ka lexuar raportin e depozituar në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës. Ai tha se “kjo çështje i takon Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetueses është organi suprem që zhbën vendimet e Kuvendit”, tha Bardhi. Teksa Bardhi po lexonte raportin Xhaçka nuk ishte e pranishme në sallë. Ndërkohë, gjatë fjalës së saj Klotilda Bushka në emër të PS u shpreh se vendimi i “Kushtetueses” nuk mund të diskutohet.
“Po zbatojmë prej muajsh vendimet e Kushtetueses”, ka thënë Bushka.
Teksa Busha po lexon raportin deputetët e Rithemelimit u kanë rënë tavolinave në shenjë proteste.