Kryedmokrati Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, ka thënë se ajo që ka ndodhur një ditë më parë është e dhimbshme. Ai theksoi se shqiptarët kanë nevojë për një politikë ndryshe, e kundërt nga ajo që është manifestuar këto vite.

Basha tha ndër të tjera, se kjo është një betejë mes tranzicionit dhe të ardhmes.

“Mbyllja e tranziscionit duhet të kalojë përmes provave të dhimbshme sic është kjo dhunë që eksiton Sali Berishën dhe Edi Ramën. Vendosmëria ime është e pa lëkundur, të qëndrojmë në këtë betejë për demokratët, të ndërtojmë edhe nga fillimi aty ku është e nevojshme. Të ndërtojmë dhe rindërtojmë aty ku pashallarët e tranzicionit kanë shkatërruar shpresat e shqiptarëve dhe tani trajtojnë qytetarët, vendin tonë dhe partitë politike si plaçkë që flakin tutje kur nuk i duhet. Ky mentalitet na ka bërë dëme të mëdha. Gjithçka të mirë që kemi e kemi nga politika e dinozaurëve të tranzicionit të cilëve po u vjen fundi. Teksa ata përpiqen të marrin kohë e vëmendje televizive në rrjete sociale me protagonizmin e tyre të shëmtuar. Të gënjejnë e të mashtrojnë, detyra ime e parë dhe e çdo demokrati është të bëjnë të kundërtën. Të ndërtojmë gjithçka duke u bzauar te hallet e problemet e shqiptarëve. T’i japim fund trancionit të tejzgjatur shqiptar. Kështu që kjo që shikoni këtu, nuk është thjesht një betejë mes një grupi huliganësh që Berisha i solli për të pushtuar shtëpinë e demokratëve, kjo është përshkallëzimi i një beteje mes tranzicionit dhe të ardhmes.

E vetmja gjë që i duhet shqiptarëve është normaliteti, që buron nga njerëz normal e politikës normale. Kemi shumë të tillë në PD, ka shumë të tillë në shoqërinë shqiptare dhe është qëllimi ynë t’i bëjmë pjesë e familjes tonë në këtë udhëtim. Nuk ka moment kontrasti për ta thënë atë se sa sot, këtu mbi rrënojat e dhunës e orkestruar nga një nga dinozaurët e tranzicionit.

Unë do e çoj deri në fund premtimin për ndryshim, që është ndalur nga masakra e 25 prillit. Kësaj i tremben personat e trekëndëshit e Bermudës. Ne duhet të ndërtojmë në këto gërmadha që kjo shpresë të rritet e të bëhet më e fortë dhe shqiptarët të përbuzin politikën e vjetër, dhunën, propagandën dhe pandëshkueshmërinë e politikanëve të pa korruptuar nga Edi Rama e kabineti i tij e të gjithëve atyre që kanë qeverisur këto 31 vite”, u shpreh Basha.