Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit pasi është kapur duke transportuar me mjetin e tij tre shtetas të huaj në drejtim të Shkodrës me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Ai u arrestua nga uniformat blu në qytetin e Prrenjasit dhe bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.J 54 vjeç, banues në Tiranë. Policia bëri me dije se operacioni u finalizua pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Klandestinët nga lindja përshkojnë një fushë për të kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Për ta është rruga e shpresës që do t’i çojë më tej në Europë. Janë pikërisht zonat e brezit jeshil në afërsi të pikave të kalimit kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit, dy pikat më problematike për palën malazeze sa i takon depërtimit të klandestinëve të huaj kryesisht shtetasve sirianë. Klandestinët hyjnë nga Greqia përmes Korçës dhe Gjirokastrës e më pas dalin nga Shkodra.

Artikulli paraprakRAPORTI, SHQIPËRIA ME RESTORANTE TË LIRA E TË MIRA
Artikulli tjetërTËRMETI, MASSAFRA: ASKUSH TË MOS “LAJË” DUART SI PILATI