Klani i Zemunit, mjaft i njohur në Serbi ka lëshuar një mesazh për Ismail Morinën. Milorad Lukoviç ose shkurt Legija (48-vjeç), i cili po vuan një dënim prej 40 vjet burg për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiç, është zotuar se do të ketë një “pagëzim zjarri” për Ismail Morinën nëse do të arrinte në Serbi.

Mediat serbe shkruajnë gjerësisht për rastin, duke nënvizuar se lajmi për ekstradimin e Morinës në Serbi është përhapur me shpejtësinë e dritës edhe në burgun “Alkatraz” në Pozharevc, burg i sigurisë së lartë. Ish-komandanti i “Beretave të Kuqe” ishte një nga të parët që mirëpriti këtë informacion. Ai bëri shaka duke theksuar se Morina do ta gjente veten në një “dush të ftohtë” sapo të mbërrinte. Të gjithë e dinë se Legija është në izolim dhe se nuk mund të bëjë asgjë, por ai i dha vetes një sipërmarrje të vogël.

Morina është ende nën arrest ekstradimi në Dubrovnik të Kroacisë. Ismail Morina është ende në arrest ekstradimi në Dubrovnik. Gjykata e Lartë kroate anuloi vendimin e shkallës së parë më 10 gusht, por Gjykata e Dubrovnikut ka riprovuar vendimin e ekstradimit. Morina akuzohet nga organet serbe të drejtësisë për urrejtje fetare, racore dhe kombëtare. Një hetim nga Prokuroria në Beograd është duke u zhvilluar ende. Morina ngjalli zemërim në Beograd pas ngritjes me dron të flamurit të “Shqipërisë së Madhe” në ndeshje Serbi-Shqipëri.

Artikulli paraprakLAMTUMIRA E MINISTRES SË MBROJTJES, MIMI KODHELI
Artikulli tjetërSHKODËR, DURRËS, VLORË, 32 TË ARRESTUAR