Vllaznia do të presë Tiranën në “Loro Boriçi” në atë që cilësohet edhe si “Klasikja” e futbollit shqiptar. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, u shpreh se skuadra e tij është në dispozicion për këtë takim.

Trajneri Osmani u bëri një thirrje tifozëve, ku kërkoi një prezencë të madhe të tyre në stadium.

Ndeshja Vllaznia-Tirana do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKU BECI PRANË VLLAZNISË PARA “KLASIKES”
Artikulli tjetër“MBRETËRESHA E BORËS” SUKSES NË TEATËR