KLD emëron 8 magjistratë të rinj, shpall dhe 14 vende vakante në gjykata

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, më datë 20.01.2017 mbledhjen plenare, e cila ishte fokusuar në emërimin si magjistrat të diplomuarve që kanë ndjekur studimet (profili gjyqtar) në Shkollën e Magjistraturës, gjatë periudhës tetor 2013-qershor 2016. Në përfundim të diskutimeve, Këshilli mbështetur në nenet 35 dhe 160 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në informacion mbi vlerësimin e këtyre kandidatëve për magjistratë të përgatitur nga Shkolla e Magjistraturës vendosi të emërojë “Magjistrat” të diplomuarit: Oltjona Flatur Goxha; Semiramis Xhevdet Hoxholli; Besjana Fadil Garxenaj; Ergys Ylli Gashi; Fildeze Bynjamin Hafizi; Ersida Enver Bajgora; Bevis Bejkush Shehaj; Artan Ilia Jahollari Më pas Këshilli, vijoi me shpalljen e 3 (tre) vendeve të lira në gjykata e rretheve gjyqësor konkretisht, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës; 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Gjithashtu u shpallën edhe 9 (nëntë) vende të lira në gjykatat administrative të shkallës së parë, konkretisht, nga 1 (një) vend për gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, Durrës dhe Vlorë, si dhe nga 2 (dy) vende vakante për gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë, Shkodër, Korçë dhe Gjirokastër. Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit