Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar një ditë pas vendimit të KLD-së, të cilët rrëzuan kërkesën për shkarkimin e katërt gjyqtarëve të kapur me shkelje.

Gjonaj e cilësoi ditë të zezë për drejtësinë vendimin e KLD-së. Sipas saj, gjyqtari i Durrësit dhe Vlorës kanë vonuar pa arsye zbardhjen e vendimeve, por KLD i mori në mbrojtje, sikurse edhe dy gjyqtarët e tjerë për të cilët Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin.

E djeshmja ishte një ditë e zezë për KLD. KLD si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në strukturë mbrojtëse të vetë gjyqtarëve.

Me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi vendime si ato të djeshme do të mbeten si pjesë e zezë e historisë.

KLD refuzoi të shkarkohet gjyqtarin e Durrësit për disa shkelje. Nuk ka zbardhur brenda afateve ligjore vendimet. Nuk shkarkoi gjyqtarin e Vlorës me 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROTESTA NË ‘RRUGËN E KOMBIT’, KËSHILLTARËT BASHKIAKË LETËR METËS: LIRONI 4 KUKSIANËT E BURGOSUR
Artikulli tjetërREFORMA E UJIT, GJIKNURI: 25 MIJË KONTRATA TË REJA, POR KA BASHKI QË NUK KANË BËRË ASGJË