Kombi shqiptare duhet të dënoje krimet macabre të të kaluarës në Shqipëri.

Ky ka qënë mesazhi i përcjellë nga famullitari i Velipojës Dom Marjan Gega dhe Arqipeshkvi i Shkodrës gjatë ceremonisë pëerkujtimore në nderim të martireve të demokracisë në Mal Kolaj të Velipojës. Apeli ka qënë i drejtpërdrejtë ndaj njerëzve besimtarëve dhe cdo banori të zonës nga famullitari i zonës… Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodrës Pult , Angelo Massafra, u ndal tek sakrifica e nje kombi, por edhe te harresa e cila është arma me e frikshme për një komb.

Për përfaqësuesin e Myftinisë Shkodër Haxhi Fejzi Zaganjori, këto ngjarje janë të ngulitura në memorien e një kombi, dhe lartësimi i tyre eshte një e mirë që i bëhet brezave…Klerikët myslimanë dhe katolikë, prej kohesh kane riperseritur apelin drejtuar shtetit, për denimin e krimeve të komunizmit ne vend, system i cili mbylli kisha dhe xhami duke i kthyer ato në objekte laike, dhe që i përkisnin vetëm shtetit