
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Kliti Hoti, zhvilloi një takim me fermerët e zonës së Beltojës, ku u ndal tek problemet kryesore që po përjeton bujqësia shqiptare.
Ai foli për emigrimin masiv si pasojë e mungesës së mbështetjes dhe perspektivës në zonat rurale, ndërkohë që mbi 80% e produkteve në treg janë të importuara. Sipas Hotit, fermerët sot përballen me mungesë tregu të sigurt, mungesë pikash grumbullimi dhe mungesë totale të politikave mbështetëse.
Në vijim, Kliti Hoti prezantoi programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, i cili ka në thelb mbështetjen e drejtpërdrejtë për fermerët. Çdo pemë e mbjellë dhe çdo krerë bagëti do të subvencionohet nga shteti. Për më tepër, fermerëve do t’u ofrohen kredi pa interes deri në 30 mijë euro. Ndërsa ata që marrin kredi mbi këtë shumë, do të përfitojnë mbulim nga shteti deri në 80% të interesit të kredisë.
Takimi në Beltojë përçoi një mesazh të qartë: bujqësia ka nevojë për një qasje të re dhe për një politikë që i vë në qendër fermerët si bazën e zhvillimit ekonomik të vendit.