Në kuadër të fushatës elektorale, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Kliti Hoti, zhvilloi një takim me sportistë të disiplinave të ndryshme, ku u diskutua gjendja e mjerueshme e sportit në vend dhe mungesa e vëmendjes institucionale, gjithashtu theksi u vu dhe ndërveprimi qe duhet të ketë sporti me arsimin.

Kliti Hoti vuri theksin tek papërgjegjshmëria e qeverisë aktuale për këtë sektor dhe premtoi një qasje të re përmes programit të Partisë Demokratike.

Gjatë takimit, sportistët ndanë shqetësimet e tyre mbi mungesën e investimeve dhe pamundësinë për të zhvilluar talentin në vendin e tyre. Kliti Hoti siguroi se Partia Demokratike do të jetë zëri i tyre në Kuvend dhe partneri i tyre në çdo projekt për zhvillimin e sportit shqiptar.

Artikulli paraprakPS: SHIROKA MODELI I TRANSFORMIMIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërBERISHA NË KONGRESIN E EPP NË VALENCIA, AKUZA NDAJ KRYEMINISTRIT RAMA