Me Luçianon, Bardhin dhe Senadën, te Sahati dhe në Rus takuam nga afër shumë nga ata që e mbajnë Shkodrën në këmbë – sipërmarrës, punonjës të shërbimeve, qytetarë që çdo ditë përballen me sfida reale: nga dyfishimi i taksave lokale te rënia e konsumit, mungesën e mbështetjes për bizneset e vogla, vonesat në shërbime dhe infrastrukturën e lënë pas dore.

Folëm për shqetësimet e tyre dhe ndamë vizionin tonë për atë që ne besojmë: një Shkodër që ecën përpara dhe që duhet të mbështetet tek ata që punojnë, investojnë dhe nuk dorëzohen kurrë para vështirësive.

Më 11 maj, është koha për të zgjedhur ndryshimin e shumëpritur. Është dita të votojmë programin e PD për Shkodrën dhe Shqipërinë madhështore. Programi ynë ka në qendër qytetarin dhe zgjidhjen e problemeve. Jo me premtime e fjalë, por nëpërmjet një plani konkret, serioz dhe të realizueshëm.

Artikulli paraprakOSBE-ODIHR TAKIM ME KOMISIONERIN PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Artikulli tjetërAKSIDENT NË GREQI, MJETI I SHQIPTARIT PËRPLASET ME NJË TJETËR, VDES NJË PASAGJER 42-VJEÇAR