Një muaj pas zgjedhjes në krye të SPAK, Klodian Braho ka miratuar disa ndryshime sa i takon departamenteve në Prokurorinë e Posaçme. Parardhësin e tij Altin Dumani e ka emëruar drejtues të Seksionit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Dorina Bejkon drejtuese Seksioni për Antikorrupsionin dhe Vladimir Marën shef në Seksionin për Krimin e Organizuar. Këto funksione mbaheshin përkatësisht deri tani nga Dorina Bejko, Klodian Braho dhe Adnan Xholi.

Klodian Braho nisi zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në dhjetor 2025, pasi Altin Dumanit i mbaroi mandati 3- vjeçar në krye të këtij institucioni.

Artikulli paraprakSHBA, NIS GJYQI NDAJ MADUROS, PRESIDENTI I VENEZUELËS NUK PRANON FAJËSINË
Artikulli tjetërBERISHA MBAN FOLTOREN E RRADHËS: “RAMA SI MADURO